Edhe pse qeveria bëri korrigjim të rritjes së parashikuar ekonomike nga 3.2% në 2.8%, Banka Kombëtare në rishikimin e vjeshtës të projeksioneve makroekonomike parasheh se rritja ekonomike nuk do të jetë më e lartë se 2.3 për qind. Po ashtu Banka Popullore parashikon një rritje prej 3.5 për qind për vitin e ardhshëm dhe për vitin 2020 prej 3.8 për qind.
Kërkesa e brendshme pritet të jetë nxitësi kryesor i rritjes, me përjashtim të këtij viti kur efekti më i madh do të jetë eksporti neto. Në periudhë afatmesme pritet që kërkesa e eksportit të vazhdojë të jetë faktori kryesor i rritjes, që lidhet me aktivitetin e kapaciteteve të huaja të eksportit, investimet e reja dhe rritjen e mëtejshme të kërkesës efektive të huaj.
“Në periudhën e projeksioneve pritet një rimëkëmbje graduale e ekonomisë së vendit pas stagnimit me të cilin u përballëm në vitin 2017, me një rritje të PPV-së prej 2.3 për qind në vitin 2018 dhe një përshpejtim gradual të rritjes në periudhën e ardhshme dhe arritjen e disa normave solide të rritjes në vitin 2021 deri në 4 për qind”,- tha guvernatorja e BPRM-Së, Anita Angellovksa Bezhovska.
Parashikimet e reja presupozojnë mjedis të qëndrueshëm të brendshëm dhe të jashtëm. Korrigjimi në rënie është një reflektim i ecurisë më të dobët në gjashtëmujorin e parë të vitit kur ne kemi pritur rritje ekonomike prej 3.3 për qind dhe performancat janë 1.6 për qind, me devijimin më të madh në segmentin e investimeve.
Banka Popullore parashikon një ngushtim të mëtejshëm të deficitit të llogarisë rrjedhëse për këtë vit në nivelin 0.5 për qind dhe në afat të mesëm një deficit të moderuar prej 1.6 për qind të PBV-së. Sa i përket depozitave, këtë vit pritet të arrijë në 10.2 për qind dhe 7.7 për qind për vitin e ardhshëm.