Propozim për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski

Kuvendi bën me dije së është caktuar seanca e radhës e Komisionit për Çështjet e Rregullores dhe të Mandateve-Imuniteteve të Deputetëve për më 06.11.2018 në orën 12:00.

Marketing

Në këtë mbledhje e vetmja pikë dite për t’u shqyrtuar është: propozim për heqjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski në bazë të informatave të pranuara nga Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, Njësia për Krime të Organizuar dhe Korrupsion të datës 23.05.2018, ku deputeti Nikolla Gruevski u dënua me 2 vjet burg.