Zaev: Marrëveshja e Prespës ka sjell realitet të ri në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Zoran Zaev u takua sot me përfaqësuesit e Socialistëve të Rinj Evropian (Youth European Socialists – YES), për të diskutuar mbi politikat e të rinjve, mbi qëllimet dhe masat e ardhshme për të përmirësuar standardet e jetesës së të rinjve.

Marketing

Siç njoftojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë, së bashku me ushtrinë e Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë, në takimin me Kryeministrin Zaev morën pjesë anëtarët e Presidiumit të YES që vijnë nga vende të ndryshme evropiane.

Për miqësinë joformale dhe diskutimin me socialistët e rinj dhe socialdemokratët, Zaev kujtoi se një nga detyrat kryesore të Qeverisë është të kthejë profesionistët e rinj në vend, të kontribuojë në pranimin në Bashkimin Evropian dhe ta transformojë Maqedoninë në një vend modern dhe të begatë.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj energjisë së të rinjve dhe i mbështesim në çdo mënyrë. Ambiciet e tyre për të ndarë vlerat e reja mund të jenë një kontribut drejtë Evropës, për të cilën ne të gjithë përpiqemi si një nga faktorët më me ndikim në shkallë globale”, tha kryeministri.

Zaev kujtoi edhe masat e mara me qëllim të marrjes së edukimit më cilësor.
Ai gjithashtu shtoi se marrëveshja e Prespës ka sjell një realitet të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marketing