Biznesmenët shprehen kundër tatimit progresiv

Nuk kanë të ndaluar reagimet e komunitetit të biznesit nga reformat e reja tatimore që këtë fundjavë i paralajmëroi Qeveria. Biznesmenët nuk e kanë mirëpritur tatimin progresiv si ndërrim të tatimit të deritanishëm të sheshtë prej 10%. Edhe pse Qeveria ngriti kufirin fillestar për tatimin shtesë prej 1000 në 1500 euro, biznesmenët thonë se masa është e përshpejtuar dhe se duhet të anulohet për pesë vite. Sipas tyre, me tatimin progresiv nuk përfshihen ata që kanë profit më të madh gjegjësisht investitorët e huaj. Tatimi i ri më shumë do ta godasë shtresën e mesme ndërsa efektet ndaj buxhetit do të jenë shumë të vogla.

Marketing

Shtresa e mesme që ka arritur të krijojë standard më të mirë të jetës diku prej 100 deri 120 mijë denarë gjatë vitit, këto janë intelektualët, artistët, profesorët e fakulteteve, shtresa që më shumë na nevojitet dhe vazhdimisht kemi largime nga Maqedonia..”- u shpreh Goran Rafajllovski, biznesmen.

Sot me reagim doli edhe Oda Ekonomike. Për nesër kanë caktuar takim të jashtëzakonshëm, pas çka do të dalin me qëndrim final. Megjithatë, edhe më tej qëndrojnë në kërkesën që reforma tatimore të anulohet.

Nuk duhet shpejtuar me miratimin e masave të këtilla, duke pasur parasysh që dispozitat për vlerësimin e ndikimit të rregullativës parashikojnë afate të saktë dhe veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e konsultimeve me të gjitha palët e përfshira”- theksoi Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike.

Ndryshe, reforma tatimore parasheh tatim progresiv prej 18% për të ardhura prej mbi 90 mijë në muaj apo 1.080.000 denarë në vit. Këtu përfshihen pagat, pensionet, kontratat në vepër, të drejtat autoriale dhe veprimtaritë e pavarura. Me 15 për qind do të tatohen fitimet kapitale gjegjësisht qiratë, dividentat, fitimet nga lojërat e fatit e kështu me radhë. Me rregullativën e re do të zbatohet edhe tatimi i fitimeve kapitale të letrave me vlerë dhe normave të interesit me depozite të kufizuara prej 15%, me zbatim të anuluar prej fillimit të vitit 2020, dhe shpenzime mbi 250 euro në vit. Biznesmenët pohojnë se nëse Qeveria ka punuar për uljen e ekonomisë gri, në vend që të miratojë tatim progresiv, atëherë në buxhet do të arkëtoheshin prej 200 deri 300 milionë euro. ALSAT-M