artitë shqiptare larg unifikimit për largimin e përcaktimit 20 për qind për gjuhën në Kushtetutë. Derisa pushteti thotë se rëndësi kanë proceset integruese, opozita akuzon shumicën për anashkalimin e shqiptarëve. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, apelet për largimin e 20 përqindëshit nga Kushtetuta e vlerëson si çështje të cilës po i fryhet shumë.
Më duket se po ekzagjerohen ca gjërat. Mendoj se të gjitha gjërat janë në zhvillim edhe atë në zhvillim shumë të mirë dhe të drejtë- deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Në të njëjtën vijë me BDI-në është edhe Besa e Afrim Gashit. Sipas tyre, në këtë situatë nuk ka nevojë për patriotizëm edhe pse në programin e kësaj partie në mënyra taksative thuhet se shqiptarët duhet të llogariten shtetformues dhe jo pakica.
Ne jemi për t’i përkrahur proceset integruese dhe jo për t’i penguar, e aq më pak për të bërë marketing politik në këto momente shumë të rëndësishme sa i përket ardhmërisë së vendit dhe qytetarëve të Maqedonisë- tha Rexhep Memedi, Deputet i Lëvizjes Besa.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se pamundësia për të faktorizuar shqiptarët buron nga partitë shqiptare në pushtet.
Nuk është folklorizëm të mbrosh gjuhën e nënës dhe të kombit. është mese e qartë se BDI i ka shërbyer dhe i shërben përuljes, janë putha doras të llojit të vetë, klasik e aq më tepër që tani në kuadër të ndryshimeve kushtetuese kanë marr rolin e udhëheqësve për të kundërshtuar të drejtat e shqiptarëve. është mese e qartë se ata përfaqësojnë klanet e interesit tyre, mbrojnë interesat e kujtdo qoftë tjetër përvec se të shqiptarëve- pohoi Zijadin Sela, Kryetar i ASH-së.
Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa konsideron se interesat e shqiptarëve janë lënë në harrës si pasojë e akomodimit të partive shqiptare në pushtet.
Shumica parlamentare si duket është akomoduar në pushtet dhe kjo puna e pushtetit i ka pëlqyer si tepër, mirëpo kjo nuk nënkupton se edhe shqiptarët janë të akomoduar në jetë dhe standardin e përditshëm të tyre. Shqiptarët kanë nevojë për gjuhën e tyre, të drejtat e tyre dhe standard më të mirë- tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.
Në rrjetet sociale ka nisur fushata “Mos më quaj 20 për qind, unë jam shqiptar”, iniciativë kjo e cila po gjen mbështetjen edhe nga organizatat jo qeveritare. Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare kërkohet që subjektet të angazhohen me qëllim kategorizimin e shqiptarëve si shtet-formues dhe jo si etni. Në këtë deklaratë potencohet se Kushtetuta e Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.