Qeveria e Maqedonisë, pas përfundimit të Planit 3–6–9 ka formuluar versionin draft të Planit 18, i cili si shtyllë kryesore do të ketë reformat në gjyqësor.
Zv/Kryeministri Bujar Osmani përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjithëpërfshirja dhe transparenca janë karakteristikat më të rëndësishme të Planit 18.
Statusi i plotë:
Gjithëpërfshirja dhe transparenca janë karakteristikat më të rëndësishme të #Planit18. Me Kryeministrin dhe Ministrat tjerë përgjegjës për fushat kyçe, në bisedë të gjerë, të hapur dhe të sinqertë rreth sfidave, përfitimeve dhe perspektivave të #Planit18.