Cipras: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin grek

Klima që po krijohet në shoqërinë greke është se Marrëveshja e Prespës është në dobi të vendit edhe përkundër mospajtimeve që ekzistojnë dhe do të fitojë shumicën e nevojshme në Parlamentin greke, thotë kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në intervistë për televizionin greke “Alfa”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“A ekziston mundësia që të kalojë? Le të vëmë bast” ishte përgjigja e kryeministrit grek në pyetjen e gazetarit lidhur me atë nëse Marrëveshja e Prespës do të fitojë shumicën e nevojshme për ratifikim.

Cipras sqaroi se marrëveshja është në dobi të vendit dhe theksoi se nëse lideri i Demokracisë së Re Kirijakos Micotakis do t’i lejojë deputetëve që të votojnë, atëherë shumica do të jetë akoma më e madhe.

“Marrëveshja do të kalojë për shkak të një arsyeje, sepse edhe qytetari i fundit -i respektoj ndjeshmërinë, reagimet, mospajtimet – fillon që të kuptojë se edhe përkundër vështirësive dhe problemeve, kjo marrëveshje është në dobi të vendit, i jep dinamikë atij, ndërsa veçanërisht bashkëqytetarët tanë nga Greqia Veriore, e kuptojnë se nuk mundet Maqedonia, Selaniku të bëhet qendër ekonomike e Ballkanit kur i është kthyer me shpinë fqinjëve”, tha kryeministri grek në intervistën për TV “Alfa”.