LSDM-ja ka reaguar pas komunikatës së VMRO-së ku theksohet se Gruevski është viktimë e një gjuetie shtrigash të partisë në pushtet. LSDM thekson se ligjet e shtetit vlejnë për të gjithë dhe se askush nuk është mbi ligjin.
“Gjykatat janë institucione të pavarura që veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët. Për secilin prej tyre, në gjykime ligjore dhe transparente është dëshmuar se kanë shkelur ligjet. Në bazë të vendimeve të formës së prerë të gjykatës duhet të mbajnë përgjegjësi.
Sigurimi i drejtësisë dhe vlefshmërinë së barabartë të ligjit për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia politike, fetare ose etnike është vendimtare për çdo shoqëri demokratike”, vlerëson LSDM-ja.