Ribalanci i buxhetit, maxhoranca dhe opozita përplasen për kursimet

Shumica parlamentare këmbëngul se ridestinimi i më shumë mjeteve për komunat në shlyerjen e borxheve është veprim I duhur.

Marketing

“Për të pasur zhvillim në Maqedoni, neve na duhen komuna të fuqishme dhe nëse është e mundur të mos kenë borxhe. Un kam listën e komunave, janë 81, në përjashtim të disave të cilat kanë dalë nga lista e huave”, tha Dime Vellkovski, nga LSDM.

Opozita adresoi kritika qeverisë për dështimin në rritjen ekonomike dhe për mosinvestime.

“Me këtë ribalanc Maqedonia do të jetë me rritje më të vogël ekonomike në Europë e mos të flas për Ballkanin. Kaluan kohërat kur qeveria e VMRO-DPMNE-së shënonte rritje ekonomike më të mëdha jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Rritje prej 2.8%. Për këtë nuk I’u zgjodhën qytetarët e Maqedonisë. Ju premtuat rritje prej 5% e më shumë”, tha Dragan Danev, nga VMRO-DPMNE.

“Ju thatë se do të shpenzoni për logjistikën e armatës, para të caktuara. Megjithatë pasi ushtarëve u bletë nga një palë çizme dhe për këtë u lavdëruat se u mbetën para… e po do ju mbeten”, tha Zoran Ilioski, nga VMRO-DPMNE.

Por nga LSDM me kundërpërgjigje se shkurtimet në shpenzime janë të arsyeshme pasiqë ka fonde nga kursimet e vazhdueshme.

“Vlera prej 283 milion denarë, I cili po zvogëlohet me ribalancin, është rezultat I kursimeve të vazhdueshme në pjesën e shpenzimeve dhe arritjen e çmimeve më të ulëta në furnizimin me materiale dhe shërbime në krahasim me vitet e kaluara. Sipas juve, a është mëkat që të kursehet?”- tha Zhaklina Llazarevska, nga LSDM.

Shkurtimet me ribalancim e buxhetit parashikohen të bëhen në investime kapitale, ndërkaq rritje do të ketë për komunat, fondin pensional dhe shëndetësor.