Për të zvogëluar ndotjen e ajrit, Qeveria propozon ndryshime në ligjin për makina.
Ndryshimet ligjore parashohin edhe subvencione për furnizimin e makinave hibride dhe elektrike. Për këto të fundit janë paraparë subvencione në shumë prej 3 mijë euro për makinat hibride dhe 5 mijë euro për ato elektrike.
Gjithashtu subvencione janë paraparë edhe për furnizim të makinave me pajisje për gaz ose metan të cilat do të mbulohen me 50 %, ka njoftuar Jani Makraduli, zv.Ministër i Ekologjisë.