Konsumoi puro gjatë ndeshjes, kërkohet dënim për trajnerin e klubit të Superligës

Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro duhet të dënohet nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo pasi që shefi i klubit gjilanas është parë duke konsumuar puro në ndeshjen, KEK-u – Drita, në Obiliq.

Marketing

Kështu të paktën mendon ish-trajneri kosovar, Fetah Veliu.
“Trajneri i Ditës duhet që të dënohet pasi që në ndeshje ka konsumuar puro. Kjo nuk është në rregull, duhet të merren masa për veprime të tilla”, tha Veliu për ”90 Plus”.

Përndryshe, Duro e zëvendësoi këtë sezon Bekim Isufin në postin e trajnerit te Drita.

Isufi u largua nga ky post pas rezultateve të dobëta këtë sezon, pavarësisht se fitoi titullin dhe Superkupën sezonin e kaluar.