Pyetësori i regjistrimit të popullsisë që do të mbahet më 1 prill të vitit 2020 nuk pritet të parasheh paragrafin e përkatësisë etnike dhe religjionit.
Për të kuptuar se cilës bashkësi etnike i takon qytetari do të regjistrohet duke iu përgjigjur pyetjes se cila gjuhë amë është e tij dhe cilën gjuhë flet në komunikim. Kështu paralajmëroi drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski i cili propozon që këto dy paragrafë të tërhiqen duke shtuar se të dhënat për përkatësinë etnike janë keqpërdorur për qëllime politike prandaj edhe nuk duhet të jenë pjesë e regjistrimit.
Qëllimi i regjistrimit nuk është përkatësia etnike, është qytetari. Maqedonasit shqiptarit, turkut, romit ose kushdo tjetër nuk I duhen rrugë të posaçme, u duhet një rrugë e përbashkët, të gjithëve ju duhen rrugë, të gjithë u duhen kushte të caktuara për jetë, të gjithëve u duhet punë, të gjithëve u duhen vende ku mund ti furnizojnë nevojat e tyre për vete dhe familjet e tyre.
Këtu nuk ka dallime të mëdha sa I takon asaj se cilës përkatësi etnike dhe cilit religjion I takon, këtu kemi lënë gjuhën për shkak se ka përfitime në arsim para së gjithash dhe disa elemente të tjera- deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave.
Në procesin e regjistrimit do të përfshihet e gjithë popullata që jeton në dhe jashtë Maqedonisë, duke përfshirë edhe të huajt që në Maqedoni qëndrojnë më shumë se 1 vit. Për popullatën që jeton jashtë vendit është paraparë regjistrim përmes veb aplikacionit. Vernard Hauk, ekspert për regjistrimin e popullsisë duke prezantuar standardet ndërkombëtare tha se në disa vende të BE-së madje është e ndaluar me kushtetutë parashtrimi I pyetjes se cilit religjion I takon.
Regjistrimi i vitit 2020 vërtet paraqet mundësi që Maqedonia të kthehet në hartën evropiane të statistikës. Vetë dua t’ju kujtoj se në Evropë, shumë vende nuk parashtrojnë pyetjen për përkatësi etnike dhe fetare për shkak se të njëjtat vlerësohen si kontroverse, madje në disa vende është e ndaluar edhe me kushtetutë që të parashtrohen pyetje për përkatësinë fetare”.Pyetjet për gjuhët janë më të shpeshta në BE- deklaroi Vernard Hauk, ekspert.
Regjistrimi do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar duke shfrytëzuar të dhënat e shumë institucioneve publike, si: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, MBP, MPJ, Agjencia e Punësimit, Ministria e Arsimit, Regjistri Qendror e të tjerë.
Regjistrimi I popullsisë pritet të kushtojë 8.5 milion euro ndërsa në të do të marrin pjesë 5 mijë regjistrues të cilët regjistrimin do ta zhvillojnë në 8 gjuhë. Deri në përmbyllje të vitit pritet draft versioni I Ligjit për regjistrim të kaloj në Qeveria ndërsa vitin e ardhshëm Kuvendi ta miratojë të njëjtin.