Gjykata Penale pret që të konfirmohet se i dënuari, deputeti Nikolla Gruevski është në Budapest, dhe pastaj do të lëshojë urdhër arrestin ndërkombëtar.
“Sa i përket urdhër-arrestit ndërkombëtar, në momentin kur autoritetet kompetente do të përcaktojnë se i pandehuri nuk është në vend, apo të konfirmojnë vërtetësinë e informacionit se i njëjti është në Budapest, për këtë do ta informojnë gjykatësin për ekzekutimin e sanksioneve, gjykatësi menjëherë do të lëshojë urdhër arrestin ndërkombëtar “, thonë nga gjykata.