Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se në përputhje me dispozitat për mbledhjen me forcë të tatimit pronësor sipas Ligjit për tatim ka filluan një procedurë për mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara në bazë të tarifës komunale të papaguar për kompanitë për vitin 2017.
“Të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe të papaguara duhet t’i shlyejnë detyrimet e tyre. Me qëllim për t’ju shmangur bllokimit të panevojshëm të llogarive, nëse dihet se ekziston një borxh i pagueshëm por është i paregjistruar, tatimpaguesi mund të vijë në hapësirat e Qytetit të Shkupit, objekti 16, çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në orën 16:30” thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Nga qyteti i Shkupit kujtojnë se në mars të këtij viti, janë dërguar paralajmërime për taksat e papaguar të pronës dhe taksës komunale për firma të gjithë personave juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari në territorin e Qytetit të Shkupit.Për faktin se ka kaluar afati i fundit nga paralajmërimet e bëra për pagesën e taksave, Qyteti i Shkupit ka përgatitur një zgjidhje për grumbullimin e detyrimeve me forcë që iu janë dorëzuar tatimpaguesve.