Fillon punimet AP e Interpolit, do të votohet edhe për Kosovën

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, pa nisur punimet në Dubai, ku përveç tjerash do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të Policisë.

Marketing

Asambleja do të zgjas deri më 21. Sot pritet të zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL-it me mandat një vjeçar. Kjo pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.

Meng Hongëei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in, u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator.

Më vonë doli se ai ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion. Shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota.