Shilegov: Të gjithë jemi pjesë e problemit me ndotjen

Problemi me ndotjen është rezultat i pakujdesisë të disa dekadave dhe nuk mund që të zgjidhet ndryshe përveç se me një sistem i cili do t’i targetojë rrënjët, respektivisht që do të garantojë ndryshime afatmesme dhe afatgjatë. Kjo qasje nënkupton aktivitete të autoriteteve qendrore dhe lokale, por edhe përfshirjen aktive të OJQ-së, Akademisë, komunitetit të biznesit, respektivisht të gjithë qytetarëve.

Marketing

Këtë e theksoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në hapjen e seminarit të titulluar “Shkupi përkundër sfidave të mjedisit të jetesës” të organizuar nga Instituti Francez në Shkup.

Qyteti i Shkupit, tha ai, 12 vitet e fundit ka punuar në mënyrë të përkushtuar në përmirësimin e mjedisit të jetesës në pjesën më të madhe në uljen e ndotjes së ajrit, të ndotjes së ujërave, tokës por edhe ndotjes akustike.

“Duhet që të kuptoni të gjithë, veçanërisht në Shkup se të gjithë jemi pjesë e problemit dhe të gjithë së bashku duhet që të jemi pjesë e zgjidhjes. 70.000 shtëpi që janë jashtë sistemit të organizuar të ngrohjes janë burimi kryesor i ndotjes së ajrit dhe kontribuojnë deri në 53 për qind në ndotjen e tij”, tha Shilegov duke theksuar se nga 39 masat të cilat i nënshkruan me organizatat civile gjatë fushatës parazgjedhore, vitin e kaluar janë realizuar 17, janë filluar 12, ndërsa pesë nuk janë në kompetenca të qytetit.

Zëvendësministri i Mjedisit të Jetesës, Jani Makraduli theksoi se gjërat në mjedisin e jetesës nuk zgjidhjen me populizëm, por mbi baza të njohurive shkencore dhe fakteve, ndërsa plani i Qeverisë për ballafaqimin me ndotjen e ajrit është i pari plan real dhe dokument kredibil i cili jep zgjidhje.

Në mënyrë drastike është ndryshuar parimi, shtoi Makraduli, sepse nuk e matim ndotjen por ballafaqohemi me burimet e ndotjes së ajrit.

Para të pranishmëve foli edhe ambasadori francez Kristian Timonie, i cili tha se në zbatimin me problemin e ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit të jetesës dhe mbrojtjes së mjedisit ekziston një urgjencë, sepse bëhet fjalë për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.