Ndonëse ndotja e ajrit është problem i cili kërkon zgjidhje urgjente, qeveria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka hartuar plan i cili do të gjej zbatim nga viti i ardhshëm dhe do të zgjas dy vite të plota. Zv. ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinorë, Jani Makraduli shprehet se qeveria nuk i shmanget përgjegjësisë dhe nuk fsheh të dhënat për ndotjen, përkundrazi punon në zgjidhjen afatgjate të problemit.
Zëvendësimi ose përballja më burimet e ndotjes së ajrit është prioritet. Në Maqedoni dhe në Shkup burim kryesor i ndotjes janë amvisëritë dhe ngrohja në institucionet publike. Nuk ekziston partner ndërkombëtarë që nuk vërtetoi planin e Qeverisë për ajër të pastër.
Ju siguroj se kjo është zgjidhje sistematike, e koordinuar, kredibile, dhe e planifikuar për të ballafaquar me ndotjen e ajrit në Shkup dhe në vend. Ne nuk ikim dhe nuk fshehim të dhënat- deklaroi Jani Makraduli, zv/ministër ipërAmbientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Makraduli apeloi deri tek të gjitha institucionet dhe njësitë e qeverisjes lokale që të kyçen në planin e përbashkët, për ajër të pastër. Ai gjithashtu njoftoi se vitin e ardhëm në Shkup të gjitha instrumentet matëse do të zëvendësohen me të reja. Këto deklarata Makraduli i bëri gjatë vizitës së një shkolle në Komunën e Aerodromit e cila ka aplikuar masën e Qeverisë për ndërrimin e mënyrës së ngrohjes, nga ngrohja me naftë në ngrohje me peleta.