Lavrov: Ndryshime kushtetuese të imponuara me shantazhim dhe mitmarrje të deputetëve

Me shantazhe dhe mitmarrje, me implikim të drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, janë imponuar ndryshimet kushtetuese, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov në një intervistë për gazetën greke “Efimerida ton sindakton”.

Marketing

Duke folur për situatën në Ballkan, shefi i diplomacisë ruse e përmend edhe Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Lavrov thotë se është “evident intervenimi i madh i vazhdueshëm i NATO-s dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë.

Lidhur me rajonin, ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë thotë se situata në Ballkan shkakton shqetësim, sepse NATO-ja dhe BE-ja u paraqesin dilema njerëzve.

“Vazhdimisht i vendosin vendet para një dileme të gabuar: të jenë ose me Moskën ose me Uashingtonin dhe Brukselin. Procedurat e këtilla çojnë drejt një destabilizimi shtesë të arkitekturës së sigurt të Evropës, e rrisin tensionin, paraqesin linja të reja të ndarjes”, komenton Lavrov në intervistën për gazetën greke  “Efimerida ton sindakton”.