Ferit Keta ka arrit ta mposhtë turkun Fatih Karakus në Munih të Gjermanisë, kështu duke u shpallur për herë të parë kampion bote në kikboks.
Keta ka fituar garën e Dibrës së Madhe në boks më 8 shtatorë të këtij viti ku ka shfrytëzuar rastin për t’i kërkuar revansh kundërshtarit të tij duke vënë në ring titullin e kampionit të botës.
Ferit Keta, që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Ismail Keta, ka fituar bindshëm duke arritur që ta mposhtë rivalin e tij dhe të fitojë një titull Evrope.
Kjo është ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje.