“Në territorin e Sarajit rreth Lumit Vardar, ka shumë mbetje të ndërtimeve dhe deponi të egra.
Për personat që i hedhin këto, kryetari i komunës së Sarajit paralajmëroi dënime”.
Lumi Vardar i cili kalon nëpër fshatrat e Sarajit vazhdon të ngulfatet nga mbetjet e ndërtimeve dhe deponive të egra.
Më keq është në Kondovë, ku nga mbetjet e ndërtimeve nuk mund të afrohesh afër lumit.
Nga komuna e Sarajit thonë se disa herë kanë marr iniciativë për të pastruar, por siç thonë personat e pa ndërgjegjshëm, sërish po hedhin mbeturina.. Ndërsa kryetari i komunës së Sarajit tha se mbetjet e ndërtimeve po i transportojnë nga qytetet tjera, dhe kjo po ndodh jashtë orarit të punës, por sipas tij po bisedohet edhe me Ministrin e punëve të brendshme që të kapen personat që po dëmtojnë mjedisin.
“Jemi në koordinim edhe me policinë që këtë problematik të mund ta zvogëlojmë. Një është e vërtet. Kemi arritur që të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave, pas vendimit që mbeturinat në gjithë territorin e komunës së Sarajit të mblidhen në një vend. Jemi në fazën e fundit ku kanë mbetur edhe katër vendbanime të tjera që të jenë pjesë e aktivitetit, për mbledhjen e mbeturinave”, tha Blerim Bexheti Kryetar i komunës së Sarajit.
Gjatë vitit 2018 ka pasur mbi 10 dënime nga komuna e Sarajit për hudhjen e mbeturinave vend e pavend.
Nga komuna e Sarajit thonë se çdo person fizik që bënë shkelje të ligjit, ndotje e ajrit apo hudhje të mbeturinave denimi do të jetë nga 20 euro deri në 270 euro.
Ndërsa personat që bëjnë shkelje më të madhe të ligjit dënimi do të jetë nga 1000 deri në 5000 mijë euro.