Rajnhart Butifoker, bashkëkryetar i “Të Gjelbërve” evropianë dhe eurodeputet, në Tuiter ka shkruar:
“Maqedonia e Veriut e ka plotësuar pjesën e saj! E falënderoj kryeministrin Zaev dhe shumë të tjerë, duke përfshirë edhe RDM! Shpresoj se edhe Greqia do t’i respektojë premtimet e kryeministrit Cipras. Të Gjelbërit do të punojnë që t’i bindin qeveritë në BE se Maqedonia e Veriut duhet t’i marrë të dy ftesat për BE dhe NATO në vitin 2019!”.