Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare”, Martin Kostovski ka theksuar se ka nënshkruar Ligjin për Gjuhët dhe se nuk ndjehet aspak përgjegjës për vendimin e tij, pasi që mbrëmë VMRO-DPMNE tha se ai do të përballet me burg. Ligji u nënshkrua vetëm nga kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe jo nga presidenti I vendit Gjorgje Ivanov, gjë që opozita pretendon se është shkelur ligji. Por Kostovski thotë se pikërisht Ivanovi ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.
“Ivanovi dhe jo unë ka shkelur Kushtetutën me mosnënshkrimin e vendimit. Për këtë nuk ndjej asnjë përgjegjësi. Ne me fusnotë kemi plotësuar se ligji është publikuar me nënshkrim të Talat Xhaferit”, theksoi Kostovski për portalin Lider. Ai tha se për këtë do të jap edhe sqarime të tjera ligjore.