Në Dibër pa problem po zhvillohet vaksinimi i fëmijëve me MPR.
Udhëheqësi i Shërbimit për Vaksinim pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër mjeku Lulzim Strikçani thotë se me vaksinim janë përfshirë pothuajse të gjithë fëmijët nga Komuna e Dibrës dhe Qendër Zhupë.
Në Dibër vitin e kaluar u shpall epidemia e fruthit pas infektimit të mbi 20 personave , kryesisht të rritur. Mes të infektuarve kishte edhe dy fëmijë.
Tani për tani nuk ka të regjistruar raste të reja të fruthit.