Zv/Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar popullin dhe kryeministrin grek, Aleksis Cipras me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.
Osmani thotë se sot Ballkani fitoi dy fqinju që duhet të jenë shembull për të gjitha vendet tjera të Ballkanit.
“Urime Parlamentit Grek, i cili sapo e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. Mirënjohje të sinqertë deri tek z. Cipras, për guximin, vizionin dhe durimin; mirënjohje edhe deri tek kolegu im Katrugallos, si dhe mikut tim Nikos Koxijas, roli i të cilit do të jetë i shënuar në mënyrë të pakthyeshme në suksesin e sotëm. Urime për të gjithë ne, mirënjohje për qytetarët e dy vendeve. Ballkani sot fitoi dy fqinj, miq të shkëlqyer, shembull për të gjitha vendet tjera të Ballkanit”, ka shkruar Osmani.