Zgjidhja e kontestit për emrin në mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull tipik për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore në mes partnerëve evropian. Kompromisi e hap rrugën për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Tani të njëjtin mesazh duhet ta jep edhe Bashkimi Evropian, shkruan sekretari për çështje evropiane në kuadër të MPJ-së së Gjermanisë, Michael Roth në tekstin “Rruga e Ballkanit duhet të dërgoj në BE”, njofton gazeta “Die Welt”.
“Politikanë të guximshëm dhe të vetëdijshëm nga të dyja palët kanë bërë histori nëpërmjet angazhimeve të tyre personale. Në ndërkohë edhe Kuvendet e Maqedonisë dhe Greqisë, gjithashtu kanë ratifikuar marrëveshjen e Prespës me çka zgjidhën problemin 27-vjeçar të kontestit të vjetër për emrin. Debatet në Shkup dhe Athinë ishin kontradiktore dhe të mbushura me nacionalizëm dhe mbushje të frikës. Për prishjen e nyjës gardiane, kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë rrezikuar shumë politikisht, por dhe kanë fituar shumë për vendet e tyre dhe tërë rajonin”, tha Roth.
Me marrëveshjen e Prespës, Greqia obligohet që të mos e bllokojë rrugën e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së, ndërsa të dyja vendet pranuan hapa konkretë për pajtim dhe bashkëpunim më të afërt.
“Për vazhdimin e reformave të Shkupit, perspektiva drejtë BE-së duhet tu bëhet e qartë dhe shikueshme për qytetarët e Maqedonisë. Shumica e madhe, veçanërisht gjeneratat e reja janë të drejtuar drejtë Evropës. Procesi i parimit të besueshëm çdoherë i përfshinë të dyja palët. BE gjithashtu duhet ta rekomandojnë këtë nga ana e vet”, tha Roth.