Maqedonia e Veriut sot nënshkruan protokollin e pranimit në NATO

Sot shkruhet historia për Maqedoninë e Veriut. Aleatët e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë protokollin e pranimit, me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan ksp.

Kjo vjen, ku pas mosmarrëveshjeve thuajse prej 3 dekadash, Athina dhe Shkupi ranë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.