“Shumë keq, çuna të poshtër” Shqiptarët flasin për përdhunimin e të miturës nga Kavaja

Opinioni publik është tronditur nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku një një vajzë 14-vjecare e shkollës ‘Rilindja’ është abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë.

Marketing

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’ në News24 ka marrë prononcimin e disa qytetarëve në Kavajë rreth rastit, ndërsa nuk kanë munguar edhe sulmet ndaj familjes së vajzës dhe vetë vajzës.

Disa qytetarët ja hedhin fajin familjes së vajzës që sipas tyre nuk e kanë edukuar si duhet, ndërsa të tjerë thonë se shteti duhet të vërë dorë mbi ata që kryejnë të tilla veprime.

Qytetari 1:

Nuk e di pse duhet të sulmohet shkolla, kur vajza ka ikur nga shkolla dhe ka bërë çfarë ka dashur jashtë shkollës. Vajzën duhet ta edukojë familja.

Qytetari 2:

Çunat arrogantë dhe të poshtër. Më ka ardhur shumë keq për atë vajzën.

Qytetari 3:

Gjest i ulët që ul nivelin kulturor që ka qyteti i Kavajës. Mungon edukata dhe shkolla duhet të edukojë të rinjtë. Shkolla ka përgjegjësinë e vet.

Qytetari 4:

Shteti duhet të vërë dorë mbi këta që bëjnë këto maskarallëqe.