Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Komisionin kuvendar grek

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të diskutohet sot nga komisioni kompetent për mbrojtjen kombëtare dhe çështjet e jashtme të Parlamentit grek. Ndërkohë, nesër pritet të dalë përpara ligjvënësve grekë në seancë plenare, pas të cilës do të jetë vota.

Marketing

Kjo u njoftua të martën nga kryetari i parlamentit grek Nikos Vucis. Është parashikuar që Komisioni dhe seanca plenare të zgjasin një ditë.

Për të miratuar protokollin, nevojiten 151 vota dhe të gjithë deputetët që kanë votuar për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pritet të mbështesin anëtarësimin në NATO të Maqedonisë.