Tre persona kanë marrë lëndime të lehta në dy prej gjithsej tetë aksidenteve të cilat kanë ndodhur në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni i ka përjashtuar 43 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe tetë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik.
Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtë automjete të paregjistruara ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 88 automjete.
Policia i ka sanksionuar edhe 117 shoferë për parkim jo të drejtë një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, një për rreshtim jo të drejtë, tre për tejkalim jo të drejtë, dy për mosposedimin e pajisjeve të dimrit në automjete, 17 për mbajtjen e rripit të sigurimit nga shoferët gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 16 për shfrytëzimin e telefonit celular nga drejtuesit gjatë drejtimit të automjetit motorik.