Sulmohet fizikisht në një ceremoni mortore në Gjakovë

Një person ka raportuar në polici për sulm fizik ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Minatori’’, në Gjakovë. Personi i cili është sulmuar ka njoftuar se është goditur në krah në një ceremoni mortore nga një person tjetër. Policia e Kosovës bënë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Marketing