Në fshehtësi të plotë punon komisioni i formuar pas Marrëveshjes me Bullgarinë për shqyrtimin e librave të historisë, shkencës, kulturës dhe materialeve të tjera që mund të përmbajnë irredentizëm. Nga Qeveria nuk japin detaje se si zhvillohet shqyrtimi i materialeve, edhe pse komisioni është formuar që në muajin maj. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me komisionin që punon paralelisht në Bullgari dhe në fund do të duhet të punojnë raport për përmbajtjen e librave dhe aspektetet eventuale irredentiste.
Komisioni i përbashkët për shqyrtimin e librave është në takime dhe kontakte të vazhdueshme, punojnë sipas planit. Në fund do të përgatisin informatën ose raportin e përbashkët të cilin do ta dorëzojnë në qeveri. Raporti do të shqyrtohet në seancën e përbashkët midis dy qeverive, e cila parashikohet në Marrëveshje”, thonë nga qeveria.
Ditë më parë, në Bullgari qëndruan kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Kulturës Asaf Ademi. Sipas Ademit, në vizitën në Sofje nuk është diskutuar aspak për punën e komisioneve. Ai dhe homologu i tij kanë nënshkruar marrëveshje për avancimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës.
Tani i japim mundësinë e një formalizimi ligjor bashkëpunimit institucional mes institucioneve kulturore. Mendoj se nëpërmjet këtij nënshkrimi do t’u mundësohet institucioneve kulturore që ta realizojnë në një masë të madhe aktivitetin e tyre kulturor ndërkombëtar, që të munden institucionet kulturore, në bashkëpunim me institucionet kulturore të Bullgarisë të paraqesin aktivitete në vende të treta”, pohoi Asaf Ademi, ministër i Kulturës.
Nga ana e Maqedonisë në komisionin multidisiplinar me Bullgarinë marrin pejsë pesë historianë. Palët kanë formuar edhe Komision të përbashkët ndërqeveritar i cili ndjek zbatimin e Marrëveshjes. Shembulli i njëjtë i bashkëpunimin për eliminimin e elementeve kontestuese në materialet historike dhe shkencore ndiqet edhe me Greqinë, pas Marrëveshjes për emrin.