Ish-ambasadori maqedonas në Gjermani, Gjorgji Filipov, sot do të dorëzon kërkesë për kandidat për president të shtetit nga radhët e LSDM-së.
Ai informoi publikun për aktivitetet e planifikuara përmes një komunikate për shtyp.
“Të nderuar gazetarë dhe shtëpi të mediave, unë, ambasadori prof. Dr. Gjorgji Filipov, më 11 shkurt 2019, e hënë, në bazë të shpalljes, do të dorëzoj kërkesë deri tek LSDM-ja si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë nga radhët e LSDM-së. Me këtë rast ju ftoj në një konferencë shtypi të caktuar për 11 shkurt 2019, duke filluar nga ora 12:00 në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Do të jetë kënaqësi t’ju drejtohem dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja”, thuhet në letrën e ish-ambasadorit Filipov.