Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme para fillimit të Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme porositi se sot në mëngjes ministrat do ta përshëndesin suksesin historik të cilin e arritën të dyja palët me Marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Zgjidhja e kontestit për emrin është një prej lajmeve të rralla të mira për BE-në, theksoi Mogerini para fillimit të takimit.
“Mendoj se të gjithë do të jenë të lumtur që do të mund të fillojmë me diçka të arritur pas kaq punësh, falë lidershipit impresionues, guximit dhe vendosmërisë së liderëve dhe popujve të dy vendeve”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane.