Veljanovski: Pas tre mandateve kryetar, nuk doja të iki në këtë mënyrë

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, në seancën e komisionit ku diskutohet heqja e imunitetit të deputetit, ka deklaruar se me akuzat që i ngarkohen për terrorizëm janë të pabaza dhe se asnjëherë nuk e ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Marketing

“Jo vetëm atë ditë, por çdo ditë paraprakisht kam marr porosi se këtë ditë ose atë ditë do të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit, flitej nëpër korridore. Nëse kamë bërë akt terrorist me këto katër akuza atëherë ju deputetë vetë duhet të vlerësoni. Kam qenë 10 vjet kryetar i Kuvendit, as ndërmend nuk më ka rënë që të punojë kundër rregullores, kam qenë tre mandate kryetar dhe do doja të iki në formë normale dhe jo në këtë mënyrë. Po e potencoj se as nuk më ka rënë ndërmend se do të ndodhte ajo që ndodhi në Kuvend”, deklaroi Veljanoski.

Deputeti i pushtetit, Goran Misovski, deklaroi se disa herë Veljanoski ka shkelë Rregulloren për Punën e Kuvendit. Madje se me ngjarjet e 27 prillit ka rrezikuar jetën e deputetëve dhe përfaqësuesve të mediave.

“Jeni kryetar i vetëm i kuvendit që keni marrë aktgjykim për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Gjykata e Strasburgut. Por e respektoj shumë vendimin tuaj që të dilni dhe të shprehni mendimet tuaja në këtë seancë”, ka shtuar Misovski.