Sot u bënë dhjetë ditë nga aksidenti tragjik i 13 shkurtit në autostradën Shkup-Gostivar, përcjell FLAKA.
Dy nga 38 pasagjerët e hospitalizuar, edhe sot e kësaj dite janë në gjende të rëndë shëndetësore.
Aktualisht në spitale të shtrirë janë 11 pacientë.
Nga Spitali 8 Shtatori njoftojnë se numri momental i pasagjerëve të hospitalizuar është 7 nga të cilët një është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse nga Qendra Urgjente njoftojnë se nga katër pacientët e hospilaizuar, tre janë në gjendje të mirë, kurse njëri i cili ndodhet në KARIL është në gjendje më të rëndë.
Në pjesën e hetimit të aksidentit të komunikacionit, informacioni i fundit nga prokurorit publik është se shoferi 49 vjeçar nga Gostivari është gjithashtu viktimë si pasagjerët e tjerë, pasi që nuk është konstatuar ende përgjegjësia për aksidentin tragjik.
Njeriu i parë i prokurorisë, Ljubomir Joveski, para disa ditësh njoftoi se pasi prokuroria t’i ketë provat, ai do të shpallë arsyet dhe përgjegjësinë e mundshme të tragjedisë.