“Pas pauza që e dha kryetari komisionit në ora 18:00 , shkova në qendrën emergjente në klinikën shtetërore, ku isha ndaluar nga mjekët për arsye të probleme serioze shëndetësore.
U dëgjova me koordinatorin e grupit parlamentar të BDI –së z.Ejup Alimi i cili erdhi dhe më vizitoi në klinikë dhe pas kësaj situate, koordinatori morri masa që zëvendës anëtarja zonja Mirsade Emini Asani të shkojë në votim, mirëpo komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa pritur deputeten tonë”