Mot me diell dhe temperatura deri në 33 gradë, era veriore herë pas here do të përforcohet
Sot në Maqedoni pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare, sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të përforcohet.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 12 gradë në Berovë deri në 19 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 26 gradë në Mavrovë deri në 33 gradë në Gjevgjeli.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura në kryeqytet do të lëvizë nga 18 deri në 33 gradë Celsius. / Aktuale.mk
