Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në intervistën për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek ERT, i sqaron ndryshimet që tashmë janë bërë, por edhe ato që vijojnë lidhur me emrin e ri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në fillim të kronikës së ERTZ, Nuhiu e tregoi vulën që tashmë vendoset në pasaportat e Maqedonisë, ku është emri i i ri Maqedonia e Veriut.
“Do të doja të them se i kemi bërë të gjitha ndryshimet e tabelave në hyrjet e shtetit tonë me emrin tonë Maqedonia e Veriut. Gjithashtu kemi bërë ndryshime të tjera lidhur me vulat në të gjitha shërbimet e MPB-së”, thotë Nuhiu.
Lidhur me targat e automjeteve, gazetari në kronikë thekson se edhe ato do të ndryshohen në katër muajt e ardhshëm, derisa, megjithatë, zëvendësministri e sqaron zgjidhjen për periudhën kalimtare.
“Kemi zgjidhje për periudhën kalimtare. Kemi përgatitur të a.q. ngjitëse falas për pronarët e automjeteve derisa ta kemi kodin e ri të trafikut në vend”, sqaron zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në intervistën për ERTZ, transmeton MIA.