Qeveria shqyrton dorëheqjen drejtorit të burgut në Shutkë

Dorëheqja e drejtorit të burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, e cila erdhi pas incidentit mes Mile Janakievskit e Spiro Ristovskit me dy të burgosur në rastin Lagja e Trimave pritet të jetë në rend dite në seancën e sontme të Qeverisë.

Marketing

Raporti zyrtar me hetimin e këtij rasti ende nuk është bërë publike. Ndërkohë sot një pjesë e udhëheqësisë së burgut u thirrën nga Avokati i Popullit, i cili ka hapur lëndë për këtë rast. Megjithatë edhe Avokatit të Popullit i është thënë se në afat prej 7 ditësh deri tek ky institucion do të dorëzojnë raportin.

Ndërsa asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë as nga Ministria e Punëve të Brendshme. I pari i policisë, Oliver Spasovski, thotë se do të presë publikimin e raportit nga ana e drejtorisë së burgut. Pas incidentit Gjykata ndryshoi masën për Janakievskin, nga paraburgim në arrest shtëpiak. Ndërsa Ristovski vazhdon me paraburgimin në Shutkë.