Komuna Çair jep pëlqimin për rikonstruimin e kaldasë së spitalit ‘Nëna Terezë’

Këshilli i komunës Çair sot njëzëri miratoi vendimin për rikosntruimin e kaldasë së Spitalit Gjinekologjik ‘Nëna Terezë’.

Marketing

‘Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit të kryesuar nga kryetari i saj z. Zahir Bekteshi, miratuam njëzëri Vendimin për dhënien e pëlqimit për rikonstruimin e kaldasë të SPSH “Spitali Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë”.

Ky projekt do ti plotësojë kushtet dhe nevojat e pacientëve në spital, por edhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunën tonë. Gjithmonë në shërbim të nevojave të institucioneve lokale që përkujdesen për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve tanë!’, ka shkruar në facebook kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.