Raporti i KE-së, reformat kusht për marrjen e datës

Stabiliteti politik në përgjithësi, zgjedhjet presidenciale, si dhe realizimi i reformave në gjyqësor dhe administratë, parashihen të jenë testi kryesor për Maqedoninë e Veriut, në vendimin e BE-së për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve në qershor, deklaron analisti politik, Naser Zyberi.

Marketing

Ai pohon se Bashkësia ndërkombëtare po monitoron çdo situate të krijuar politike, duke mos e përjashtuar madje as mosmarrëveshjet e fundit në pushtetin legjislativ .

“Parlamenti po shndërrohet në arenë në të cilën shpesh herë mosmarrëveshjet mes pozitës dhe opozitës tejkalojnë caqet e një normaliteti. Fatkeqësisht kohëve të fundit po futet edhe brenda vet shumicës parlamentare mes dy bartësve kryesor të pushteti ekzekutiv.

Kuptohet që në një situatë të këtillë monitorimi i BE-së do të jetë I kujdesshëm sepse Maqedoninë e pret vendimi final për atë se a do të merr datë për fillimin e negociatave apo do të merr edhe një rekomandim të kushtëzuar siç ishte vitin e kaluar”, u shpreh analisti politik Naser Zyberi.

Megjithatë Zyberi nuk pret të ketë zhvillime të cilat do të mund ta devijonin kursin aktual politik të qeverisë, të cilat do të mund të ndryshonin afatet e parapara të vendit në raport me BE-në.

Pas largimit të pengesës me emrin që pati me Greqinë, për analistin Zyberi mosmarrëveshjet e brendshme do të duhet të tejkalohen.

Qeveritarët e vendit pas takimit që zhvillojnë me autoritetet e vendeve anëtare të BE-së janë optimistë për marrjen e datës për bisedime, në takimin e Komisionit Europian në qershor, si dhe në muajin janar të fillojnë me hapjen e negociatave për kapitujt e koordinuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian.