Dokumentet në letër së shpejti do të mund të zëvendësohen me elektronike, të cilat do të merren vetëm me disa klikime. Secili qytetar do të mundet në mënyrë elektronike të marrë dokumente ligjore valide nga shtëpia e tij apo çdokund ku ndodhet, të cilat do të parashtrohen në postë elektronike dhe do të jenë me vlerë dhe validitet të njejtë si ato të marra në sportel dhe në letër. Për ata qytetarë që nuk do të mund të kërkojnë shërbime me anë të rrugës elektronike do të ekzistojë edhe obsioni i vjetër që t’i marrin përmes zyrave për një pikë të shërbimeve edhe në sportelet e tjera të institucioneve të cilat ofrojnë shërbime, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.
Këtë, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, e mundëson miratimi i tre ligjeve të reja nga ana e Qeverisë – ligji për regjistër qendror të popullatës, ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme.
“Bazë e këtij procesi është ligji i ri për regjistër qendror të popullatës me të cilin parashihet vendosja e regjistrit qendror të popullatës si bazë e vetme dhe në kohë reale e azhurnuar e të dhënave për qytetarët”, tha Mançevski dhe shtoi se të dhënat në këtë regjistër do të merren me bashkimin e të dhënave nga MPB, Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe Regjistrit qendror.
Për momentin, theksoi, po instalohen hardueri dje softueri, të nevojshëm për funksionim të papengueshëm të regjistrit.
Me ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike sigurohet dhënie efikase e shërbimeve me anë elektronike në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara. Me të vendoset katalogu i shërbimeve dhe portali i ri nacional për shërbime elektronike. Katalogu do t’i përmbajë të gjitha informatat e nevojshme për të gjitha shërbimet që i ofron sektori publik, ndërsa përmes portalit qytetarët do të mund të marrin numër të shtuar të shërbimeve me anë të rrugës elektronike”, tha Mançevski dhe shtoi se portali do të sendërtohet me rritjen e numrit të shërbimeve të digjitalizuara.
Portali, sqaroi, për herë të aprë siguron dokumente ne anë elektronike të cilat janë njejtë valide si edhe dokumentetet në letër. Instruksione për marrjen e shërbimeve me anë elektronike, qytetarët do të mund të marrin në Sallën për shërbime publike në Shkup dhe në zyrat e tjera në vend të quajtura “Një pikë për shërbime”. Regjistri dhe portali, potencoi, do të bëhen funksional në afat prej tre muajve pas miratimit të ligjeve në Kuvend.
“Definimi dhe sigurimi i plotë i digjitalizimit të shërbimeve mundëson ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, Me të sigurojmë garancë që dokumentet elektronike të kenë fuqi të njejtë juridike si edhe dokumentet në letër. Për atë dedikim Qeveria përmes MSHIA-s siguroi vula elektronike për të gjitha institucionet, ndërsa qytetarët identifikimin e vet elektronik do të mund ta aktivizojnë me vetëm një evidentim të sistemit. Këtë do të mund ta bëjnë fizikisht në ndonjërin nga sportelet e autorizuara në territorin e tërë shtetit apo në mënyrë elektronike me furnizimin e tokenit”, sqaroi Mançevski.
Theksoi se ligjet garantojnë besueshmëri dhe mbrojtje të plotë të të dhënave personale dhe shtoi se angazhim i përgjithshëm është që shërbimet elektronike të jenë më të lira, por megjithatë theksoi se secili institucion duhet vetëm t’i korrigjojë çmimoret e veta për shërbime.