Ekipi ekonomik i Qeverisë dhe para së gjithash Ministria e Financave po punon në zgjidhjen e problemit me kompensimin për deponimin e rezervave të naftës që ekziston me vite dhe qëllimi ynë është ky problem të mbyllet sa më shpejtë, por me atë rast udhëhiqemi që rregullorja për ruajtjen e rezervave të naftës t’i mbrojë interesat e qytetarëve, porositi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Ai në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri theksoi se problemi sigurisht do të mbyllet këtë vit, dhe me atë rast, siç tha, do të caktohet çmimi i cili është në interes të qytetarëve.
“Insistojmë që rregullorja të sillet sa më parë, por bëjmë gjithçka që ta mbrojmë interesin e qytetarëve. Qëllimi ynë është që qytetarët të paguajnë çmim sa më të ulët”, potencoi Tevdovski.