“Gazeta Zyrtare” nuk do të shpallë më dekretet dhe vendimet e Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, pasi që ai nuk e ka ndërruar emrin ‘Presidenti i Republikës së Maqedonisë’ në ‘Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut’.
Qeveria, ministritë, agjencitë qeveritare tashmë janë regjistruar në Regjistrin Qendror me emrat e rinj të cilat i shpalli qeveria të martën për shkak të ndryshimeve kushtetuese.