E kthyem faqen, jemi në një epokë tërësisht të re, por kjo faqe është e bardhë dhe tani do të duhet të shkruajmë në të, thotë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në një intervistë për gazetën greke “Efimerida ton sindakton”.
Shefi i diplomacisë sqaron se tani ekzistojnë shumë sfida, së pari praktike, të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit dhe më pas ato të cilat lidhen me implementimin e pjesës së dytë të marrëveshjes “të rëndësishme për lirimin nga një potencial i madh për bashkëpunim dhe miqësi”.
“Besoj fuqishëm se dy vendet tona janë aleatë të natyrshëm. Jemi fqinj, jemi në Evropë, Greqia natyrisht që është vend më i madh, megjithatë në botën bashkëkohore të përbashkët të varur të gjithë mund të përfitojmë nga bashkëpunimi”, thotë Dimitrov.
Ai thotë se politikanët të cilët janë në pushtet duhet së pari të mendojnë në dobi të vendit dhe më pas në dobi partiak.
“Në kohën tuaj, në botë nuk ka ndodhur shpesh të shikosh politikanë të cilët më shumë mendojnë për gjeneratat e ardhshme dhe më pak në zgjedhjet e ardhshme”, potencoi Dimitrov.
Ai në intervistë thekson se Marrëveshja e Prespës nuk është marrëveshje midis dy partive, por dy qeverive dhe dy shteteve dhe ekziston “obligim ndërkombëtar që të shkohet përpara”.
“Kur dëshiron të mësosh diçka, nuk është aq e vështirë. Vështirë është të ndërtosh. Detyra jonë është të tentojmë, të gjithë ata të cilët dëshirojnë të shkatërrojnë për të pasur çmim të madh”, sqaron Dimitrov dhe shpreh besim se do t’i pushtojnë zemrat e njerëzve, madje edhe të atyre të cilët sot janë kundër.
Në pyetjen pse marrëveshja u vonua dhe u humbën 27 vite të plota, ministri Dimitrov thotë se “pasi Marrëveshja e Prespës shkon përpara, qytetarët do të pyesin pse kjo nuk u arrit në vitet e 90-ta”.
“Një prej arsyeve që tani u arriti marrëveshja ndoshta ka të bëjë me atë që shoqëritë tona janë pjekur, por edhe në aftësitë e liderëve që i treguan ata të cilët ishin të involvuar në përpjekje”, komenton Dimitrov në intervistë.
Për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ministri i Punëve të Jashtme sqaron se presim që nga viti 2005, ndërsa pengesa më e madhe ishte problemi me emrin, tani, dyert janë të hapura.
“Kur liderët evropianë thonë se risitë më të mira kanë ardhur nga Ballkani për shkak të Marrëveshjes së Prespës, nuk mund në vazhdim të mos bëjnë diçka. Do të humbet edhe tërheqja evropiane për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, komenton Dimitrov.
Lidhur me atë nëse ka frikë se ardhja eventuale në pushtet e liderit të Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, mund të krijojë probleme në rrugën evropiane, shefi i diplomacisë shpreh shpresë se do të ekzistojë mirëkuptim bazë.
“Nuk është e lehtë të krijosh dhe të ndërtosh miqësi. Besoj se siç kemi ne interes nga Shqipëria e suksesshme, ashtu edhe Greqia ka interesin e saj në kufirin e saj verior të ekzistojë vend funksional, evropian, demokratik. Shpresoj, duke e njohur edhe traditën e familjes se kur dhe nëse ndodh (zakonisht thonë asnjëherë mos u përgjigj në pyetje hipotetike të gazetarëve) se do të mund të kemi mirëkuptim bazë. Askush nuk mund të fitojë asgjë nëse e sulmon fqinjin e vet”, sqaron Dimitrov.
Ministri i Punëve të Jashtme, në intervistën e zgjeruar për “Efimerida ton sindakton”, përkujton edhe në takimin e parë me ish-kolegun e tij grek, Nikos Koxijas më 17 korrik të vitit 2017, menjëherë pas marrjes së funksionit. Thotë se atëherë e ka pyetur veten çfarë është, ndërsa dy muajt e parë të negociatave ishin plot me pyetje. Ka menduar nëse ndoshta e gjithë kjo është një lojë “ose me të vërtetë tentojmë ta zgjidhim problemin?” dhe shton se për tërë këtë që kanë kaluar, duhet me Nikos Koxijas së bashku të shkruajnë një libër. Zbulon se ka pasur momente kur kanë qenë të hidhëruar, kanë bërtitur.
“Ishte e vështirë, gjithashtu që të dy morëm sulme nga një pjesë e opinionit, na u kërcënuan, neve, por edhe familjeve tona, madje edhe me vdekje. Por, në fund mes nesh krijuam besim të plotë dhe miqësi reale që do të zgjasë përgjithmonë. Shpresoj se edhe vendet tona do të mbesin çdoherë mike. Prandaj edhe këtë Marrëveshje e quajmë historike”, thotë Dimitrov.