Takimi i liderëve, sot takohen Zaev dhe Mickoski

Sot në ora 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të realizohet takim mes kryeministri dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Marketing

Prokuroria Speciale, reformat si dhe zgjedhjet presidencialet pritet të jenë në fokus të takimit të sotëm Zaev-Mickovski. Zaev dje tha se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flas siç tha ai me shefin e opozitës. Kreu i VMRO-së Mickovski ndërkaq tha se në takim do të hap edhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.