Një qytezë në shtetin verilindor të Vermontit në SHBA ka zgjedhur një dhi si Kryebashkiaken e saj të Nderit.
Kafsha me prejardhje afrikane,që mban emrin Lincoln, fitoi të enjten me shumicë votash garën e zhvilluar mes 16 kandidatëve të tjerë gjitarë dhe zvarranikë, mes tyre një qen me emrin Semi dhe një miush me emrin Kristal.
Kryetarja aktuale e nderit në Bashkinë e vogël amerikane u kandidua nga një mësues matematike në emër të nipit të tij katërvjeçar, me arsyen se ishte shumë e dashur me njerëzit.
Lincoln u zgjodh me vendim të Kuvendit të qytezës së “Fair Haven” dhe pritet të shërbejë për një periudhë njëvjeçare, duke nisur nga e marta.
Mes detyrave të gjitarit trevjeçar është mbajtja e një veshjeje ceremoniale dhe parakalimi në eventet krahinore, siç janë paradat.
Qyteza e Fair Haven numëron një popullatë prej 2,500 banorësh dhe nuk ka asnjë njeri në krye të Bashkisë, përcjell GSH.
Sipas kryeplakut të zonës, ideja për zëvendësimin e njerëzve me kafshë në Bashki erdhi fillimisht si një mënyrë për të mbledhur para për ndërtimin e një parku lojërash për fëmijët, por autoritetet më vonë vendosën ta kthejnë në një program qytetar për t’u mësuar fëmijëve të vegjël se çfarë do të thotë të qeverisësh.