Tridhjetë ditë paraburgim për Toni Jakimovskin

Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov, Gjykata sonte i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Marketing

Paraburgim prej 30 ditësh ka marrë edhe Stevo Maxhovski, derisa Kristina Josifovskës i është shqiptuar masë e kujdesit.

Të tretë ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga viti 2007 deri 2017, si të punësuar në DSK.
“Duke vepruar me propozim të Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për caktimin e masës për sigurimin e pranisë për shkak të dyshimit se e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare dhe autorizimet, para gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot janë arrestuar tre persona.

Pas deklarimit të personave lidhur me propozimin, gjykatësi ka sjell vendim me të cilin ka pranuar propozimin që edhe personit T.J t’i shqiptohet masë e paraburgimit 30 ditorë për shkak të dyshimit në bazë të nenit 165, paragrafi 1, pika 1 dhe 2 e Ligjit për procedurë penale, ndaj S.M është shqiptuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak te ekzistimit të bazës nga neni 165 paragrafi 1, pika 1,2 dhe 3 e Ligjit për procedurë penale, ndërsa për K.J e ka pranuar propozimin duke i shqiptuar masën e kujdesit dhe atë marrje e dokumentit të udhëtimit…”, ka bërë të ditur Gjykata.

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot dha Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave, shtetas të Maqedonisë. Personat dyshohen se si të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizime dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50.670.000 denarë.