Izet Mexhiti: Marrëveshja për emrin në rrugë të drejtë, nuk ka kthim mbrapa

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti në emisionin “Rruga drejt” në TV Alsat-M ka folur edhe për reagimet e opozitës maqedonase dhe refuzimin e presidentit Ivanov për marrëveshjen. Mexhiti tha se veprimi i Ivanovit ishte i pritshëm, se priten tensione dhe provokime të ndryshme të cilat mund të përfundojnë ngjashëm si para anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Marketing

“Pas reagimeve nga qendrat më të rëndësishme që përshëndetën marrëveshjen e arritur, jam optimist dhe mendoj se kjo punë është në rrugë të vet dhe nuk ka kthim mbrapa. Çdo kush që do të tentojë ta pengojë marrëveshjen, fillimisht do të jetë kundër interesit të qytetarëve dhe në plan të dytë do të jetë kundër faktorit ndërkombëtar. Pres që edhe opozita maqedonase të reflektojë dhe besoj që duhet të jep kontributin e saj për këtë proces që është interes i përgjithshëm”, ka deklaruar Mexhiti i BDI-së.