NATO, Çekia këtë verë ratifikon Protokollin

Parlamenti i Republikës së Çekisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO deri në këtë verë, ndërsa në vjeshtë vendi në Londër do të ulet me vendet tjera anëtare të Aleancës si anëtarja e saj e 30-të, theksoi sot ministri çek i Punëve të Jashtme, Tomash Petzhiçek në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov pas takimit që e kishin në MPJ.

Marketing

Petzhiçek i uroi Dimitrovit për mbylljen e kontestit me Greqinë dhe përmendi se arritja e Marrëveshjes së Prespës është shembull se si dy qeveri mund të zgjidhin një kontest shumëvjeçar.

Theksoi se RMV duhet të vazhdojë me përpjekjet reformuese dhe t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura dhe shtoi se vendi i tij do t’i ndihmojë RMV-së në të gjitha fushat në të cilat ajo ndihmë do t’i nevojitet me qëllim që pas NATO-s të hapen edhe dyert e BE-së.

Çekia me Maqedoninë e Veriut do t’i ndajë të gjitha përvojat e tij për fillim të negociatave me BE-në.

“Vendit mundemi t’ia potencojmë përvojat dhe shembujt tonë në përfshirjen drejt BE-së me qëllim që mos t’i përsërisni gabimet që ne i kemi bërë, sepse rruga më e mirë të mos bëhen gabime është të mësojmë nga gabimet e të tjerëve”, tha ministri çek i Punëve të Jashtme.

Të dy ministrat kanë biseduar për reformat që në vend zbatohen në rrugën e integrimit në BE, ndërsa Petzhiçek theksoi se deri te Këshilli në qershor shteti do të duhet t’u tregojë partnerëve evropian se vazhdon në rrugën e proceseve reformuese. Si sferë më problematike për momentin në të cilën duhet me mund të punohet e potencoi gjyqësinë, më konkretisht ligjin për Prokurorinë Publike për të cilin pushteti dhe opozita paralajmëruan grupe të punës për harmonizim të qëndrimeve dhe me të cilin është përfshirë statusi i PSP-së.